Sunday, November 1, 2020
Shoot RAW, Think Fine, Research, Design


Patriotizmi arab në Shqipërinë e krishterë

By Admin , in Publicistikë , at July 30, 2014

Kur ndonjë miku im krekohet me të qenit mysliman më duket habi dhe përpiqem të kuptoj se pse nuk arrij të kuptoj atë që kupton ai. Tani mendoj se nuk ka asgjë për të kuptuar, dhe ka vërtet diçka që nuk shkon mes identitetit islam në shqipëri dhe atij shqiptar; nuk na përket, është i huaj, i dhënë me zor.

Baza e islamit në jetën time ka qenë Hedija, gjyshja ime (i ndrittë shpiti atje ku është), muslimane e devotshme, por që feja e saj mbaronte te dëgjimi i hoxhës në radio te ndonjë kanal arab me valë ultra të shkurtra, mosngrënia e mishit të derrit, nikoqirllëku e pastërtia. Kaq ka qenë dhe islamizimi im.

Tani dëgjoj intelektualë të shkolluar e gazetarë që qajnë të vrarët e një lufte dhe harrojnë të kujtojnë shkakun, vetëm për të bërë tifozllëk fetar. Gjaku nuk matet me numra apo me kokë. Kur sherri nis ai që është më i fortë do bëjë dhe dëmin më të madh; ky është ligji i çdo sherri. Për t’ju kthyer gjyshes: Në s’ke bythë për sherr, bën mirë të bëhesh i zgjuar, se drurin e ke të garantuar!

Nga ana tjetër shoh njerëz që ankohen për fotot e ndonjë xhihadisti shqiptar që pret koka adoleshentësh dhe “revoltohen”. Boll me hipokrizitë dhe arabizmat tuaja. Kina ka 50 vjet që vret muslimanë dhe Hindia ka vrarë aq sa do bënin 3 Shqipëri bashkë, por nuk ju kam parë të qani dhe ankoheni për ta, apo për 500 mijë ruandas që u vranë për një muaj!

Kjo valë “patriotizmi” islam është në të vërtetë një valë patriotizmi arab, e ngritur nga njerëz që ushqehen me paratë e naftës(që ble oksidenti) dhe shkollohen në universitete ku akoma thuhet se bota është krijuar 5000 vjet më parë me Ademin dhe Havanë.

Por nuk i thonë kot: Peshku qelbet nga koka! Sheh në televizion “liderë” të islamit në Shqipëri që nuk marrin as mundimin për sy e faqe të dënojnë njerëzisht dhe teologjikisht këto akte. Shoh shkrimtarë që dalin në RTK dhe bëjnë thirrje të ndihmohet Hamasi me armë. Bukëshkelur mosmirënjohës që duhen mbyllur në mesjetën e tyre ideale. Analfaqetë që nuk thonë dot “Zoti është më i madhi” por “Allahu ekber”.

Dikur Islami ishte një fe revolucionare dhe Muhameti (Paqja qoftë me të) i tregoi botës se në qytetin e tij gjithkush ishte i lirë të ish ashtu si ja donte zemra, por sot shohim njerës që po nxisin “intelektualisht” ndasi fetare edhe këtu te ne, ku nuk ka pasur kurrë të tilla.

Të gjithëve na duhet një shembull për tu ndjekur dhe unë po zgjedh më të madhin e vendit tim: Gjergj Kastriotin.

Të parën gjë që bëri heroi ynë pasi u kthye në Krujë ishte rikthimi në krishterim; këtë do bëj edhe unë.

Këtë duhet të bëni edhe ju nëse e konsideroni veten shqiptarë e patriotë. Besoni në Zot apo jo, nuk ka rëndësi, e rëndësishmë është të besoni në vlerat që predikojnë paqen dhe tolerancën.

Dikush do thotë që edhe të krishterët kanë vrarë e prerë! E vërtetë, 500 vjet më parë. Nëse pas 500 vjetësh muslimanët do mësojnë çështë e drejta dhe toleranca, ju garantoj që të gjithë do duan të bëhen myslimanë!

Kushtetuta e Shqipërisë

Neni 14

1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja. (Boll me arabizmat tuaja me autoparlantë. Lëvdojeni Zotin në shqip)

2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. (Simboli i krishterimit)

3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut. (Mbrojtësit më në madh të krishterimit që ka njohur Evropa)

4. Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të Përbashkuar”. (Feja e shqiptarit është shqiptaria)

5. Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori. (Dita kur hordhitë osmane u shporrën andej nga erdhën)

Nuk kam ç’të them më tepër se sa neni i mësipërm: edhe me kushtetutë ne jemi të krishterë.

Amin